Java e 16-te e Kategorise Superiore ka dhuruar edhe sfiden Vllaznia-Kastrioti e cila do te luhet në orën 16.45 ne stadiumin “Loro Borici”. FSHF-në ia ka besuar këtë 90 minutësh një prej aribtrave më të mirë në Shqipëri dhe me me pervoje ne futbollin shqiptar, pikerisht Kridens Metes.
Ai do te jete arbitri kryesor i kesaj ndeshje nderkohe qe asistente do te kete Arber Zallen e kolegjiumit te Tiranes dhe Nuri Rrapajn e Patosit. Edhe arbitri i katert, Olsid Ferataj eshte po nga ky qytet.
Sakaq, vezhgues i arbitrave do te jete i njohuri nga Tirana Besnik Kaimi ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit eshte caktuar Petrit Brahja
Shkodranët synojnë triumfin, në mënyrë që të distanca me ndjekësit të vijojë të jetë e madhe, por nga ana tjeter edhe Kastrioti ka deklaruar se synon te marre pike sot ne Shkoder.