Elom Nya-Vedji është lojtari i ri i Vllaznise. Sezonin e fundit, lojtari nga Togo ka luajtur për ekipin malazez të Zetës ku ka bërë performanca të shkëlqyera.
Lidhur me këtë futbollist, zëvendëstrajneri Elvis Plori shprehet: “Lojtari që kemi zyrtarizuar është pjesë e Kombëtares së Togos dhe kemi pasur mundësi ta ndjekim më mirë se lojtarët e tjetër.
Mënyra se si luan skuadra jonë ai do të na ndihmojë shumë. Kur krijon bazën nuk mund të prishet pasi ne kemi lojtarë shumë të mirë që rrijnë në stol. Me 5 zëvendësime ai do të ketë shumë mundësi për të luajtur. Nuk është një afrim që është bërë në minutën e fundit, por është i studiuar nga klubi”, ka thënë ai.
Elom Nya-Vedjiështë 23 vjeç dhe ka patur një kontratë 1 vjeçare me Zeta në Malin e Zi, e cila përfundonte me 21 shkurt 2021. Ai ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Më së shumti luan mesfushor i djathtë por edhe si mesfushor i majtë. Ka zhvilluar tre ndeshje me kombëtaren e Togos duke shënuar një gol, ndërsa është aktivizuar edhe me Shpresat e vendit të tij një ndeshje. /ShkodraWeb Media/