24 Janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit, ka nxitur ZVA Shkodër për të realizuar një sondazh mjaft kuptimplotë, për të shpallur mësuesen më të mirë. Në votimin online, kanë marrë pjesë 3809 nxënës, të cilët kanë shprehur preferencat e tyre. Në mbyllje të votimit, rezultatet janë bërë publike në faqen e ZVA Shkodër në Facebook. Më e votuata ka rezultuar mësuese Lindita Hosha e gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.
PUBLIKIMI I ZVA SHKODËR
E dashur mësuese Lindita, jemi shumë mirënjohës ndaj jush, dhe të gjithë mësuesve të tjerë, për peshën e përgjegjësisë që mbani në edukimin e çdo brezi dhe përmbushjes së saj në mënyrë dinjitoze…
Siç thotë edhe Konfuci “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.” Ju urojmë përzemërsisht shumë suksese në punën tuaj të vyer… ?