E hëna e fundit e muajit janar, ka sjell një moment shumë të vështirë për këngëtaren e mirënjohur Myfarete Laze dhe familjen e saj. Dhëndrri i saj, bashkëshorti i vajzës, ka ndërruar jetë. Këngëtarja e njohur, e cila prej vitesh tashmë jeton në Tiranë, e ka shprehur publikisht dhimbjen përmes një publikimi në rrjetet sociale.
“Nate e trishte.Nje familje ne lulzim Humbi nje pjestar te familjes shume te dashur e te respektuar . Humba djalin qe se linda dot vete, dhendrrin,ne moshen e lulzimit. Babain e mbeses qe me beri gjyshe.”, shprehet me dhimbje Laze.
Prej disa vitesh, dhëndrri i Myfarete Laze është përballur me një sëmundje të rëndë. Janë bërë të gjitha përpjekjet, brenda dhe jashtë vendit për ti shpëtuar jetën, por fundi duket se ka qenë i pashmangshëm.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllimet e sinqerta artistes së mirënjohur, vajzës së saj, familjarëve, të afërmëve e miqve për këtë humbje të madhe.