Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Faton Peci, ka bërë të ditur se Vjosa Osmani po përballet me një fushatë të egër dhe me kërcënime me jetë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah Osmani, në fakt po i kthejnë kah vetja.
“Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim”, ka shkruar ai, krahas një fotoje me një koment kërcënues në adresë së Osmanit me fjalët “Trutë në tokë t’i kisha qit”.
Postimi i plotë:
Fushata e egër kundrejt u.d. presidentes ka qe një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!