Edmond Maçaj u kthye nga emigracioni në Gjermani për të qenë pranë prindërve në Dajç të Bashkisë Shkodër. Me të ardhurat e siguruara atje, në lagjen “Maçaj”, në pronën e tij, i dha jetë dy bisneseve. Investoi në pemë dekorative dhe më mbarështrimin e shpendëve.
Përmbytjet i kanë krijuar mjaft probleme nga viti 2018 e këtej. Ndërsa sipërfaqja e mbjellë me bimë dekorative është nën ujë, rrezikohen nga uji edhe rreth 1200 krerë shpend, të cilët ai i mbarështron në kushte bie.
Baza ushqimore po shkon drejt fundit, pas disa ditëve nuk do të ketë me çfarë ti ushqejë shpendët. Po ashtu, nëse niveli i ujit do të rritet edhe disa centimetër, ai do të jetë i detyruar të evakuojë shpendët por pa e ditur se ku mund ti vendosë dhe me çfarë ti ushqejë. Edmondi rrezikon përsëri të dëmtohet financiarusht nga përmbytja ashtu si në vitin 2018, kur u detyrua të zëvendësojë të gjithë shpendët që i ngrodhën.
Ndërkohë, administratori i NJA Dajç Gjovalin Darragjati thotë se situata është më e rënduar se 24 orë më parë. Duke folur për problematikat e krijuara nga përmbytjet, ai e vë theksin tek mungesa e ushqimit për gjënë e gjallë, duke e konsideruar emergjencë.