Ditën e sotme, disa media kanë publikuar lajmin për një shpërthim bombule gazi në shkollën “Ndre Mjeda”. Pas interesit të gazetarëve, ka reguar përmes një njoftimi Bashkia e Shkodrës, e cila bën me dije se nuk ka patur shpërthim bombule por prishje të çelësit të furnellës.
Po ashtu, bëhet me dije se nga viti 2015 deri më sot, numri i shkollave që ngrohen me gaz është zvogëluar nga 53 në 18. Ngrohja me gaz, konsiderohet “trashëgimi re keqe”.
“Paraditen e sotme jemi njoftuar nga Drejtoria e shkollës “Ndrej Mjeda” për defekt të furnellës të ngrohjes me gaz në një klasë.
Ngrohja me gaz mbetet shqetësim. Çdo vit po zëvendësojmë ngrohjen me gaz nepër shkolla, një trashëgimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” është ndër ato shkolla që është projektuar për t’u zëvendësuar.
Kjo shkollë ka funksionuar përpara më shumë se 15 vitesh me ngrohje me dru. Sistemi është bllokuar ndër vite nga ndërhyrje të paligjshme në shkollë.
Bashkia Shkodër ka vlerësuar ndërhyrjen, ka kryer procesin e blerjes së stufave me dru dhe do të vijojë me vendosjen dhe ndërhyrjen për ta rikthyer funksional sistemin e ngrohjes me dru. Në vitin 2015 janë furnizuar me gaz 53 shkolla. Në vitin 2020-2021 furnizohen me gaz 17 shkolla.”, thuhet në njoftim e shpërndarë për mediat nga Bashkia Shkodër. Po ashtu, në faqen zyrtare në Facebook, ka publikuar edhe një foto të furnelës difektoze.