Bora e dendur e rënë ditët e fundit në zonat veriore të Malësisë së Madhe, ka shtuar më tej trashësinë e saj veçanërisht në fshatin Lepushë.
Lidhja tokësore me këtë fshat është ndërprerë për shkak të pranisë së madhe të dëborë me trashësi prej rreth 1 metër. Një banor atje thotë se janë 10 turistë shqiptarë të bllokuar prej ditësh.
Rruga nacionale drejt fshatin është e bllokuar dhe për pasojë, turistët nuk kanë mundur të kthehen për shtëpinë. Banori thotë se ata janë të izoluar totalisht prej 3 ditësh dhe se në zonë mungon edhe energjia elektrike.