Marrë shkas nga denoncimet e bëra publike mediatikisht për bllokimin e turistëve në zonën e Lëpushës ju vëmë në dijeni se jemi në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave në terren dhe janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e aksit rrugor, ku trashësia e borës është mbi 1m.
Sipas informacioneve të fundit situata në aksin Tamarë – Qafa e Bordolecit – Vermosh është me probleme dhe aksi rrugor Qafa e Bordolecit – Vermosh vijon të jetë e bllokuar si rezultat i borës së rënë por sidomos i orteqeve që vazhdojnë të bien në këtë segment, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për këtë zonë dhe vështirësuar ndërhyrjen
Puna po vijon me me dy mjete fadromë dhe borëpastruese dhe do të punohet gjatë gjithë natës me qëllim që të rikthehet qarkullimi me zinxhir paraditen e nesërme.
ME RËNDËSI Duke marrë parasysh faktit që moti i keq dhe stuhitë dimërore përbëjnë rrezik për qytetarët, ju bëjmë thirrje të gjithë udhëtarëve, që nisen në udhëtime të gjata dimërore Qarku Shkoder të sigurohen paraprakisht mbi kushtet atmosferike dhe infrastrukturore përpara nisjes për në destinacion. Të kontrollojnë kushtet e automjetit dhe të shmangin rreziqet e panevojshme si shkak i motit të keq. /Njoftim i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër/