Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka përsëritur kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura të bashkisë që administron. Ajo ka foluir për gazetarët nga Shirqi i Dajçit, ku mëngjesin e sotëm u ça argjinatura. Ademi ka folur për përkeqësimin e situatës por edhe parashikimet aspak optimiste për ditët në vijim.
Argjinatura e Shirqit është çarë mëngjesin e sotëm dhe sapo është marrë njoftimi, Bashkia e Shkodrës, me mjetet e e me forcat e saj punëtore, ka nisur menjëherë punën. Ne ndihmë, kanë ardhur edhe forcat e FSNSH- së Shkodër. Pas mëse 4 orëve punë pandërprerje, është bërë e mundur që çarja të mbyllej, ndërsa sipas banorëve të zonës, ka probleme të pritshme edhe në pjesë të tjera të kësaj argjinature.