Kryebashkiakja Ademi ia ka thënë në sy Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi: Nuk keni dëmshpërblyer banorët as në përmbytjet e vitit 2018, nuk besoj se do ti dëmshpërbleni as për këto përmbytje! Por nga ana tjetër, Ademi ka vijuar të kërkojë shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura, si një premisë për dëmshpërblimin e banorëve.
Niko Peleshi ka qenë sot në Shirq, pasi ka mësuar se është çarë argjinatura atje. Ai është takuar me prefekten Angoni dhe kryebashkiaken Ademi. Kjo e fundit, ka këmbëngulur në dëmshpërblimin e banorëve. Peleshi ka premtuar se pasi Bashkia do të bëjë përllogaritjen e dëmeve, do të ketë dëmshpërblim, teksa ka udhëzuar qeverisjen vendore të përdorë fondet e emergjencës civile për dëmshpërblimin e banorëve në zonat e përmbytura.