Rënia e sasive të mëdha të dëborë në zonat malore ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në një sërë fshatrash.
Një prej tyre është fshati Çajë në Kukës, një nga fshatrat më malorë në zonë. Kompania OSHEE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.
“Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!”- njofton OSHEE.