Shkruan ne Facebook kryetari i PD-se Lulzim Basha: “Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij:
Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet:
Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare.
Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%).
Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%).
Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%).
Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar.
Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet:
TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet.
Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare.
Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare.
Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.”. /ShkodraWeb/