Vllaznia kështu, Vllaznia ashtu, Vllaznia, Vllaznia, Vllaznia… Shumë kush nga sportdashësit shqiptarë mund të dëgjojë argumente apo thashetheme nga më të ndryshmet për ekipin shkodran që në këtë sezon futbollistik ka mrekulluar të madh e të vogël.
E padyshim meritë kryesore për këtë ndryshim drastik të kuqebluve e ka Thomas Brdariç. Trajneri kroat ka arritur të krijojë një skuadër kompakte me lojtarë, pjesa më e madhe të cilëve ka qenë aty, në Shkodër.
9 pikë të shkëputur nga Partizani kryesues, Vllaznia e Brdariç është padyshim kandidate kryesore për titullin kampion në këtë sezon futbollistik. E në këto kushte drejtuesit e shkodranëve janë vënë në lëvizje. Një punë e mirë nis mbarë dhe fillimisht duhet blinduar trajneri që ka sjellë një frymë të re në këtë qytet.
Siç bëjnë me dije mediet lokale në Shkodër, po bisedohet për të rinovuar kontratën me Brdariç që përfundon në fund të këtij sezoni futbollistik. Gjasat janë që ”martesa” të kurëzohet me sukses. Le të presim, fillimisht të shijojmë spektaklin shkodran në fushën e blertë. /newsport/