Ambicioze, e talentuar, plot pasion për artin dhe muzikën Dorina Garuci sot feston ditëlindjen e sa të 28-të. Karrierën e saj do e fillonte 21 vite më parë në një nga konkurset e këngës që organizohet nga qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër i titulluar “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”, më pas fituese e “Gjeniut të Vogël”, dhe që atëherë karriera e saj ka njohur vetëm ngritje. Dorina Garuci është shqiptarja e parë që regjistrohet në Konservatorin e Vjenës në degën e Musical-it, ajo arriti që mes 280 konkurrentëve të jetë njëra nga 8 fitueset e këtij konkursi pranimi.
Tingujt e zërit të saj kanë depërtuar në Vienën e artit, ku këngëtarja shkodrane falë talentit të saj ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme. Mediat austriake e kanë vendosur në faqet kryesore dhe kritikat kanë qënë shumë pozitive. Talenti i Dorinës është i papërsëritshëm dhe ka arritur “të bëjë zhurmë” por jo vetëm, të përcjellë vlera kudo ku ka përformuar.
Që prej pjesëmarrjeve nëpër kompeticione muzikore dhe çmimeve me të cilat është nderuar ,muzika e saj ka evoluar dhe ndryshuar konceptet artistike gjithashtu!
Dorina Garuci, tashmë nën petkun e një këngëtare të madhe, tregohet e vëmëndshme ndaj etapave të rëndësishme të jetës së saj, duke ndritur vlerat e saj si: dashuria për këngën shkodrane, familja si lajmotivi i asaj çka përbën hapat e saj në karrierë, peripecitë që ka hasur…
Dashuria për vendlindjen, Dorinën e bën dhe nostalgjike .”Bëhem fëmijë dhe zemra bërtet nga krenaria. Shkodra asht’ ajër, dashni e përjetshme! Ka luajtur një rol të fortë në përsonalitetin tim!”, shprehet ajo.
Në vitin 2019,Dorina dhe bashkëshorti i saj i dhanë fund beqarisë, ku më një postim në rrjetet sociale ndan një premtim shumë të ndjerë “Përgjithmonë bashkë”…
Dorinës arti i lindi që në genet e saj… Një familje tipike shkodrane…”Nga ana e artit babai im ka shkruar dhe punuar në Radio Shkodra apo kushërinj pedagog, Petrit Garuci, i cili ka kënduar në Operën e Parë “Mrika”, nga ku mendohet që unë e kam vijuar më tej traditën”, shprehet ajo!
Duke mos harruar dhe eksperiencën e saj në Gjermani, në turne në këtë tjetër vënd të artit në një nga teatrot operistikë më në zë në Mynih të Gjermanisë. Talenti shkodran u bë pjesë e “Gärtnerplatztheater”.
Ky teatër është përuruar më 25 gusht 1864. Sot ai është një nga tre teatrot shtetërore bavarez dhe së bashku me Nationaltheater, është shtëpia e dytë e operës në Mynih. Ai është projektuar nga arkitekti Michael Reiffenstuel. Dhe në të ditët e sotme, pjesa më e madhe e programit të tij janë shfaqje operete.
Dhe së fundmi duke i uruar suksese dhe urime ditëlindjen këngëtares tonë të dashur e mbyllim me një mesazh që Dorina përcjell si pjesë e përvojës se saj përsonale…. “PUNONI FORT. AI LART JU SHPËRBLEN”.