Është ndarë nga jeta para kohe Dalip Rrustemaj. Lajmin e ka dhënë Bashkia M.Madhe përmes një publikimi në Facebook, ku ka evidentuar kontributin e Rrustemaj edhe për sportin në M.Madhe.
PUBLIKIMI I BASHKISË MALËSI E MADHE
Me hidhërim njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Dalip Rrustemaj. Dalipi ka dhënë kontribut të madh në fushën e sportit si sportist dhe më pas Sekretar i Klubit të Veleçikut.
Gjithashtu Dalipi ka kontribuar edhe në sferën administrative duke qenë i përkushtuar në çdo pozitë që i është ngarkuar. Ka punuar në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit dhe prej vitit 2015 ka drejtuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë Malësi e Madhe.
Do na mungojë të gjithëve! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!