Moti për ditën e diel, 31 janar 2021, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe të përqëndruara në zonën perëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e dytë të ditës . Era do të jetë drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje për shkak të masave ajrore të ngrohta nga mesdheu.
Temperaturat:
Zona malore 6/12
Zona e ulët 8/18
Zona bregdetare 10/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/