Atleti shkodran Izmir Smajlaj është kthyer pas dëmtimit që e mbajti larg aktiviteteve për 6 muaj dhe e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë. Smajlaj ka fituar medaljen e artë në kërcim së gjati, në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës, në Austri.
Lajmin e ka dhënë KOKSH- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes një publikimi në Facebook, duke e shoqëruar edhe me video nga aktiviteti i zhvilluar.
“Medalje e Arte per Izmir Smajlaj qe ne garen e pare te 2021 me rezultatin 7.90m ne Kercim se Gjati, ne Mitingun Nderkombetar te Sallave te Mbyllura, (Vienna Track and Field) ne Viene Austri.Urime Kampion” shkruan Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)në faqen zyrtare në Facebook.
Ndërkohë, edhe vetë atleti kampion shkodran, ka përcjellë në Facebook lajmin, duke falenderuar KOKSH dhe personalisht Gjergj Rulin. Izmir Smajlaj shkruan:
“Gara e pare e 2021 me medalje te arte dhe pas operimit ne gju me rezultat shum te mire te sezonit dimeror per mua,7.90m ! Faleminderit Gjergj Ruli Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) Bashkia Tiranë ⚪️🔵”.