Pasi i vari shpresat për muaj të tërë tek COVAX, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Pfizer, Borati ka nisur të përqeshë COVAX-in, si një mekanizëm të ngathët dhe të padobishëm.
Shpresat janë varur tek Pfizer-i, marrëveshja me të cilin po propagandohet si arritja gjeniale e “lypësit numër një”! Sa keq sërish për Boratin tonë!
Sepse brenda dy muajve, Shqipëria (jo për meritë të Boratit, por në sajë të solidaritetit të COVAX-it), pritet të përfitojë gati 200 mijë doza të vaksinës së Astra Zeneca dhe 20 mijë doza të Pfizer me çmimin special prej 5.25 dollarë për dozë!
Borat,
Boll u bëre qesharak! Diplomacia është sport i vështirë dhe kërkon këllqe, jo shtete prej kartoni si ai që e ke katandisur ti Shqipërinë… Bëj ndonjë punë të mirë për të ndalur sadopak ritmet e frikshme të COVID-it dhe vdekjet e qytetarëve të tu! Kjo është përgjegjësia jote!
Sa për të tjerat, shqiptarët janë me fat që për ta mendon Bashkimi Europian dhe OBSH-ja… /Nga ErioN DASHO, ekspert i shendetit publik/