Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, 41 vjeç, baba i 4 fëmijëve, shtetasit që humbi jetën sot me dy plumba në vendin e quajtur Ura e Sheqit në Fier. Ekzekutimi është kryer me një armë automatik me silenciator.
Po ashtu raportohet se arma me të cilën është kryer vepra penale është gjetur brenda në automjetin e djegur. Sjellim në vëmendje që Kastrati mori një plumb në kokë, ndërkohë që po drejtonte makinën e tij tip “Benz”.
Makina e tij u përplas me një tjetër automjet, ndërsa Shkëlzen Kastrati ndërroi jetë menjëherë. Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë tip “Range Rover” që u gjet e djegur në fshatin Daullas të Fierit.
NJOFTIMI I POLICISË
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.