Partia Demokratike Dega Vau Dejës, paraqet nje tjeter abuzim me fondet publike te Bashkise Vau Dejes!
Bashkia Vau Dejes ka planifikuar ne Regjistrin e Parashikimeve te Prokurimeve Publike per vitin 2021, dokument i publikuar ne faqen zyrtare te Agjensise Prokurimeve Publike, date 21.01.2021, nder te tjera nje tender me vleren plot 250 milion leke per te deleguar sherbimin e pastrimit dhe largimit te mbeturinave urbane nje subjekti privat.
Vlera e tenderit eshte 2,5 here me shume se shpenzimet aktuale, per sherbimin e pastrimit dhe largimit te mbeturinave urbane, i cili kryhet me vleren afersisht prej 100 milion leke çdo vit me punonjesit e sektorit tw shwrbiimeve tw Bashkiisw.
Theksojme qe prej 15 vitesh, Bashkia Vau Dejes, ka nje sektor sherbimesh per pastrim dhe gjelberim, me nje personel te afte e me pervoje ne mbledhjen dhe largimin e mbetjeve urbane, të cilët kane qene pjese e trajnimeve dhe e shkembimit te eksperiencave dhe praktikave me te mira te huaja nder vite.
Gjithashtu Bashkia Vau Dejes ka ne pronesi te saj kamiona teknologjike moderne per mbledhjen e mbeturinave ne menyre automatike ne territor, si edhe automjete te reja per pastrimin dhe larjen e rrugeve, e largimin e mbetjeve urbane e depozitimin ne landfill, te cilat jane perfituar nga projektet me bashkefinancime nga donatore te huaj, konkretisht nga projektet e realizuara nga Fondet e Programit e IPA Adriatik INTERREG(2007-2013)me nje vlere rreth 300.000 Euro si edhe nga donatore italianefalw dhe kontributit tw Bashkisw Vau Dejws
Kalimi ne duart e privatit, te nje sherbimi qe per 15 vjet ka qene publik, eshte nje akt i paster korruptiv dhe nje tentative zhvatjeje e qindra milioneve leke nga ana e Bashkise Vau Dejes. Ky sherbim do te behet me nje vlere 2,5 here me shume se vlera e deritanishme, dhe kjo rritje e shumes per kryerjen e sherbimit, do te rendoje xhepat e taksapaguesve te Bashkise Vau Dejes.
Pse Bashkia Vau Dejes abuzon me taksat e qytetareve duke iu ofruar nje sherbim 2,5 here me te shtrenjte se i meparshmi? Funksioni i Bashkive eshte ofrimi i sherbimeve publike per banoret me taksa te uleta.
Pse Bashkia Vau Dejes vendos t’ia jap privatit kete sherbim, i cili eshte publik, i kompletuar me pajisje teknologjike bashkekohore si edhe me gjithe rrjetin e mbledhjes se mbeturinave ne territor?
Duke qene ne mbeshtetje te qytetareve te saj, Partia Demokratike Dega Vau Dejes do te vazhdoje denoncimet e saj si para opinionit publik ashtu edhe para oganeve te drejtesise.
Drejtesia nuk do vonoje dhe do godase pa meshire kedo qe ka guxuar te vjedhe dhe shperdoroje taksat e qytetareve. Ju bejme thirrje organeve kompetente qe te marrin masat pa vonese ne menyre që te shmanget vjedhja e radhes si dhe te pergjigjen para ligjit personat pergjegjes. /Deklaratë për mediat, lexuar nga Marin TUKAJ, kryetar i FRPD Vau Dejës/