Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, ka ndezur para kohe sfidën me Vllazninë të cilën do e ketë rivale këtë fundjavë. Tekniku i kurbinasve, edhe pse e cilëson me meritë kryesimin e shkodranëve, në studion e “Pressing” insistoi se nuk shihte në lojën e tyre atë bukurinë që trumbetohet, duke ia faturuar më shumë euforisë në ekip se futbollit në vetvete.
“Kam dëgjuar kudo që thonë që luajnë shumë bukur. Pa dyshim është më e mira, por ndonjë bukuri të jashtëzakonshme nuk shoh. Ka skuadër kompakte, ka fituar dy ndeshje në minutë të 92-të.
Sigurisht, ka marrë shumë pikë, dora e trajnerit duket, por jo se ka ndonjë bukuri të jashtëzakonshme. Ka stabilitet, në një kampionat kur ke pikët ke edhe moralin.
Ne jemi 4 skuadra, po bëmë gabime ngelëm të gjithë.Ëhstë e padiskutueshme e para, por bukuri, bukuri, vetëm fjala e bukur… Po me Kukësin, me Laçin, ne dy herë na erdhi në portë. 3-4 ndeshje i ka fituar në minutën e 92-të. Ajo është moral”, tha Duro. /vipsport/