I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora ka qenë aktori i njohur i humorit, Julian Deda i cili u pyet nga Alfred Lela se nëse Lulëzim Basha do e propozonte për deputet në Shkodër si do të reagonte ai.
Pa hezituar fare Juli tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë, mirëpo si fillim do të konsultohej njëherë me familjen e tij dhe më pas do të kthente përgjigje përfundimtare.
Por padiskutim që familja do të ishte përkrah tij dhe babai i tij, aktori i njohur Zef Deda do ta këshillonte që të kandidonte.