Nga Bledian KOKA
Selia Blu e mbylli emërimin e të parëve në qarqe ashtu siç nisi. Duke shkelur rregullat që vetë vendosi në nisje të procesit të përzgjedhjes së emrave të kandidatëve për deputet dhe funksionimin e partisë deri në 25 Prill.
Në të paktën dy raste, njëherë lidershipi demokrat përzgjodhi një figurë si të parin e qarkut në konflikt interesi me rolin që iu besua në nisje të procesit të përzgjedhjes, dhe ne rastin e fundit si ai i sotmi dërgoi si të parin e qarkut një kandidaturë që baza demokrate atje nuk pranoi, e me pas me të drejtë komisioni i vlerësimit nuk e kualifikoi. Një parti që vendos rregulla, qoftë edhe të diskutueshme për nga efektiviteti, minimalisht do të duhej ti respektonte ato.
Nëse nje parti që mëton të vijë në pushtet pas 3 muajsh, refuzon të dëgjojë edhe rregullat më elementare që vetë ia imponon vetes, pikëpyejta se çfarë qasje do të ketë ajo me rregullat e shtetfunksionimit, është e madhe. Nuk ka asnjë dyshim që Partia Demokratike duhet të vijë në pushtet në 25 Prill, në bindjen time si alternativa e vetme dhe serioze që shqiptarët kanë përpara tyre si zgjedhje të pakundërshtueshme me të keqen që quhet Edi Rama. Ama kjo nuk do të thotë që gjatë rrugëtimit deri në 25 Prill, sytë e arsyes të mbyllen bashkë me gojen e kritikës së shëndoshë nga “frika” se dëmtojmë opozitën dhe i sherbejmë Edi Ramës
Këtij të fundit i sherbejmë vetëm duke heshtur dhe duke u nënshtruar edhe ndaj shkeljeve ashtu në heshtje. Sepse unë mendoj që gabimet e mëdha, bëhen duke anashkaluar shenjat e vogla. Shenja si ato të sotme, të cilat po të lexosh me kujdes na tregojnë një gjë të rëndësishme……
p.s…..se kjo nuk është “PD-ja që duam” !