Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 04.02.2021, paradite. Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 04.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.56 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 3 cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.89 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 4 cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 15 cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3765 Ha
1. Tokë e pakultivuar 745 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2725 Ha
3. Grurë 160 Ha
4. Bimë Dekorative 92 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
• Grurë 45 Ha
• Pemtore 35 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 310 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 85 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm
3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
5. Ka prezence uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.
6. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
7. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 50 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 250 Ha
• Grurë 20 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 135 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
• Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.