Vllaznia përballet me Laçin nesër në orën 18.00, në takimin e vlefshëm për Superioren. Përpara këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i shkodranëve, Brdariç. Ai beson te fitorja, pavarësisht nivelit të kundërshtarit. Tekniku vlerëson maksimalisht kurbinasit, ekip ky që i mundi në fazën e parë.
“Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se në tre ndeshjet e fundit, kanë qënë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj mos bjerë shi.
Nesër nuk është Krymi, por kemi një alternativë tjetër. Të gjithë janë këtu dhe të gatshëm. Kanë një trajner me eksperiencë dhe do japin më të mirët. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur.
Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dijmë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi mësuar” – tha ai.
LEXONI EDHE: “Ne do bëjmë lojën tonë dhe duam trepikëshin”, sulmuesi Demir Imeri i qartë para sfidës me Laçin: Kundërshtar i fortë
“Vllaznia nesër luan vetëm për fitore”, Jonuzi “kërcënon” Laçin: Nuk ta kemi frikën…