Në një vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet me truprojë dhe të ketë shofer personal.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, dhe vjen në një kohë kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Celibashi e konsideroi situatën politike në vend të acaruar, gati të krahasueshme me vitin ‘97.
“Në vlerësimin tim është fakt që situata politike është shumë e acaruar dhe ajo që unë sjell në memorien time qoftë si zyrtar që ka pasur angazhime me zgjedhjet dhe qoftë si qytetar, duket që konfliktualiteti politik është gati i krahasueshëm me atë të vitit ‘97”, do të shprehej ai.