Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit mund të dalë në fillim të muajit mars dhe shumicën dërrmuese të kandidatëve publiku i ka në terren.
Kështu bëri me dije gjatë një interviste për emisionin Repolitix në Report TV, sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi.
Për deputetin e Partisë Socialiste, LSI po pëson rrjedhje të madhe në të gjithë vendin, pasi sipas tij kjo ishte një parti e cila u krijua me filozofinë se të siguronte një vend pune.
Pëllumbi tha se me këtë filozofi kjo parti nuk tërheq më dhe se LSI do të dalë me rezultate me dobët se në zgjedhjet e 2017.