Një burrë 50 vjeçar u gjet paraditen e të shtunës i pajetë në breg të detit në Durrës. Policia tha se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja në trup.
Dyshohet paraprakisht se ai mund të jetë vetëmbytur, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.