Shkodranët janë me meritë në krye, por në ndeshjet e fundit kanë hasur vështirësi më së shumti me golin. Në 6 ndeshje kanë shënuar vetëm 4 gola dhe në tre të fundit vetëm një.
– Sulmuesi kryesor, Dilaver nuk shënon prej 10 ndeshjesh.
– Nuk arritën të menaxhojnë euforinë pas golit të barazimit. Mund të kishin luajtur edhe për një pikë ndaj Laçit.
– Stoli nuk ofron shumë garanci: mungoi Krymi dhe u ndje shumë. Por edhe në sulm, Hoxhaj e Dilaver ende nuk kanë zëvendësuesit e duhur kur nuk janë në moment të mirë.
– Skuadra jo e kthjellët në momente vendimtare. Laçi ua dorëzoi tri herë topin dje dhe nuk shënuan dot asnjë gol.
– Mbrojtësit shumë “akademikë”… Obanor ishte vendimtar me ndërhyrjen edhe pse mori të kuq, sepse shmangu një gol të sigurt. Ndërkohë Gurishta ndoshta do të duhej të merrte të njëjtin rrezik te rasti i golit të Harmonit. Diferenca? Kurbinasit fituan në fund…
PSE MBETET FAVORITE?
– Ka sërish diferencë pikësh të kënaqshme, sido që të shkojnë ndeshjet e tjera sot dhe nesër.
– E ka vërtetuar në fushë se di të ngrihet pas një humbjeje.
– Ka lojtarë që e ndjejnë peshën e fanellës dhe dinë të sakrifikojnë.
-Brdariç është jo vetëm taktikisht i zoti, por edhe një menaxhues i mirë karakteresh. Edhe dje evitoi ta bënte dramë humbjen.
– Dy ndeshjet e radhës i ka me ekipet e vendeve të fundit, Apoloninë dhe Skënderbeun, ndërkohë që rivalët përplasen mes tyre dhe mund të lënë sërish pikë.