Moti për ditën e martë, 9 shkurt 2021, do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu me aktivitet kryesor pasdite . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 4/11
Zona e ulët 7/15
Zona bregdetare 10/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/