Shkodrën e ka në zemër, Laçin e ka drejtuar. Armando Cungu sigurisht që e ka ndjekur përballjen e Vllaznisë me kurbinasit të premten dhe sonte është bërë pjesë e emisionit “Pressing” në ABC, përmes një lidhjeje direkte.
“Normal ndihem mirë për Vllazninë, si çdo shkodran, jo vetëm për rezultatet. Ndoshta është momenti dhe viti i Vllaznisë, për ta sjellë titullin në Shkodër. Duhet shfrytëzuar ky moment.
Tifoz me Vllazninë isha edhe në ndeshjen e fundit. Gjithmonë kam pasur bindjen se Laçi e kërcënon Vllazninë, tani përfshij edhe Partizanin pas afrimeve. Kanë marrë lojtarë të mirë, flasim për emra në letër.
Laçin e njoh mirë, i kam stërvitur për një vit. Isha i bindur që do të ishin kockë e fortë në këtë kampionat. U duhej kohë për t’u harmonizuar. Kampionati është vështirësuar edhe për Vllazninë. Tani bëhet më i bukur, do ketë konkurrencë deri në fund. Do e sulmojnë Laçi e Partizani me agresivitet”.
Vllaznia ka treguar entuziazëm, nuk ka shumë lider. Kjo falë harmonizimit dhe situatës që i takon. Kjo është meritë e trajnerit. E kam thënë që në fillim që e ka shfrytëzuar momentin maksimal. Nëse ekipet e tjera kishin probleme, duke luajtur verës në temperatura të larta.
U lodhën dhe më pas bojkoti i dëmtoi. Vllaznia pati kohën të stërvitej, të linte pas të infektuarit me COVID-19. Të tjerët i kapi në fillim, siç ndodhi edhe te Laçi. Veç punës së mirë të stafit teknik dhe trajnerit Brdaric, një blerje e mirë është sponsori Xhaferi. Ka një zot shtëpie dhe nuk ndodhin shumë fenomene”.
“Është më e lehtë për një të huaj. Kemi diçka që i shohim me brirë ata. Kur vijnë ua plotësojmë të gjitha kushtet. Nuk bëhet fjalë vetëm për mua, por edhe për trajnerë të tjerë. Shpesh nuk merren parasysh kushtet, që janë për të mirën e Vllazninë. Nuk kanë qenë kërkesa utopike. Të huajt edhe i bëjnë ato kërkesa dhe mundohen t’ua plotësojnë. Është një shenjë inferioriteti, që nuk është gjë e mirë. Nuk është se ne nuk dimë të vendosim disiplinë”.
“Sa kohë Vllaznia e shtrydhte ekipin po merreshim rezultate. Afrimet nuk është se po japin diçka më tepër. Nuk ka Vllaznia një grup si Laçi e Partizani. Me shumë respekt për lojtarët e afruar, si Avdijaj, që nuk po jep asgjë për ekipin deri më tani.
Ata që kanë ardhur janë pa stërvitje dhe ende nuk janë harmonizuar. Barra u mbetet atyre që e kanë mbajtur deri tani. Nuk mund ta mbyllësh kështu kampionatin, duhet freskuar ekipi në ndonjë moment”.
“Uroj që Vllaznia ta fitojë titullin, por nuk është dështim nëse nuk e fiton. Askush nuk e kishte menduar këtë ecuri. Puna e solli në këtë moment. Nëse futet në katërshe, kam menduar se do të jetë sukses. Është vetëm viti i parë, nuk mund të kërkohet shumë. Nis sezoni me 10 ekipe që duan titullin.
Në këto momente besoj se Vllaznia duhet të bëjë maksimumin, pasi nuk kanë qenë ndonjëherë të shkëputen kështu. Nuk të vjen shpesh kjo situatë, ku të kesh diferencën. Këto tre javë nuk duhet të kthehen në pesimizëm, është një mini-krizë që e kalojnë të gjithë. Vllaznia është në kohë ta marrë vetën. Duhet të vazhdojë të jetë i qetë”. /abcnews.al/