Portieri shkodran i Laçit Alen Sherri dje ne rrjetet sociale ka postuar disa foto te ndeshjes se fundit ndaj Vllaznise dhe siper tyre shkruante: “Ekip i madh, fitore e madhe”. Por ne lidhje me kete status te ish- portierit te Vllaznise, ka reaguar edhe ish- drejtori sportiv i klubit shkodran Eugent Zeka. Ai “i ka terhequr veshin” Sherrin teksa shkruan:
“Pershendetje i dashur Alen Sherri. Kam qene drejtori yt dhe perkrahesi yt. Vazhdoj te jem tifoz, mik dhe dashamires i yti. Si i tille, si nje qe do vetem te miren tende, te keshilloj qe ne raste te tilla, kur luan e fiton kunder skuadres se zemres, qe te rriti e dha krahet ne jete, heshtja eshte gjesti apo reagimi me i sakte dhe i duhur, pasi jo vetem qe nuk zbeh aspak fitoren dhe vlerat tuaja sportive, por te dhuron edhe me shume fisnikeri, tipar ky qe tek ti nuk ka munguar asnjehere.
Fitorja yte me e madhe eshte te kesh arritur me merite te behesh nje nder portieret me te mire te Superliges, eshte shperblimi i sakrificave te familjes qe te ka mbeshtetur gjithmone, eshte krenaria qe i ke dhene te gjithe atyre qe te duan e rrespektojne pa interes.
Patjeter eshte edhe ajo ndaj padrejtesive (qe ne njohim), eshte shembulli i mrekullueshem i forces kembengulese qe ke treguar gjate gjithe ketyre viteve, eshte shpresa dhe forca qe i jep çdo te riut per te ndjekur enderrat e bukura dhe per t’i mos braktisur asnjehere ato.
Kam bindjen e plote qe me kupton, jo vetem keshillat, por edhe zemren time qe rreh fort per Vllaznine, nga ku sot dalin edhe keto fjale. Dua me te miren tende dhe te uroj me te miren gjithmone, ne jete dhe ne futboll. Perqafime vellazerore nga E.A.Z”