Ardian Isufi, Prof. Ass në Universitetin e Arteve ka denoncuar sot një skandal të shkruar në ballë të Teatrit të Operas dhe Baletit: Logoja e re e institucionit, për të cilën janë tenderuar 1,8 milionë lekë, në fakt është kopjuar nga një faqe interneti e rëndomtë pa asnjë pagesë.
Skandali, që me këtë vulë vjedhjeje prezantohet institucioni kryesor i Kulturës së Shqipërisë që drejtohet nga Zana Çela, peshon më shumë se 18 milionë lekë të vjetra (rreth 15 mijë euro) të tenderit të shpallur për këtë logo dhe që me sa duket, janë vjedhur.
“Turp! – Teatri i Operas dhe Baletit! – shkruan Isufi. – Logo e teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e marrë në site “free” Freepik.com. 10 USD subscription në site të siguron tender 18 milionë lekë të vjetra”, denoncon ai në vazhdim.
Dhe ja logoja e Teatrit të Operas, që është përçmuar nga artistitët si një hije e koronavirusit.