Bëhet me dije Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes, orar i cili pritet të konfirmohet ditën e nesërme në mbledhjen që është paralajmëruar të zhvillohet lidhur me masat e reja shtrënguese.
Këto masa të reja vijnë në një kohë që kemi rritje të shfirave me COVID, të cilat sot kanë shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë. Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, ishte ky bilanci i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë sot.
Qendra e Urgjencës Kombëtare Mjekësore tha se ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15- 24 dhe 25- 35 vjeç, ndërsa ministria ka apeluar vazhdimisht qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID.