Erdenis Gurishta, kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, nuk e bën dramë disfatën e fundit me kubrinsit dhe sipas tij, skuadra do të gjejë forca që të rikthehet te sukseset. Por, ai tregon edhe një sekret se çfarë i tha trajneri Tomas Brdariç pas ndeshjes me Laçin, në momentin e shënimit të një prej golave, ku si kapiten mban edhe përgjegjsitë e veta…
“Më shumë ishin gabimet që tentuam të krijonim aksionet dhe ekipi ishte i hapur duke gabuar disa herë në pasime dhe kundërshtari na zinte shpeshherë në befasi me kundrasulm. Kjo vinte edhe nga ajo se ne ishim shumë të hapur në fushë, pasi ekipi po luante me tre mbrojtës dhe jo me 4 si gjithmonë”ka thene ai.
Gurishta ka folur njekohesisht edhe per te ardhmen e tij sepse kontrata qe ka me Vllaznine i perfundon pas 3 muajsh e gjysem.
“Më është bërë shpesh kjo pyetje dhe e kam theksuar se e kam mendjen vetem tek Vllaznia.
Është e vertetë që kontrata ime mbaron në maj, pra në fund të sezonit, por nuk e kam mendjen tek fundi i kontatës dhe as tek ofertat.
Realisht kam pasur oferta edhe në janar, sidomos nga ekipe jashtë që nëse do të kisha qënë i lirë, ndoshta edhe mund të kisha lëvizur për efekt të anës financiare”, – tha një nga titullarët e skuadrës së Vllaznidë dhe kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta.