Humbja ndaj Laçit sigurisht qe ka patur vend per analize dhe nxjerrje pergjegjesish, por ne fund te fundit eshte nje ndeshje e cila tashme ka kaluar dhe ne Shkoder kane nisur te mendojne per sfiden e rradhes. Ndeshja e fundit ne fakt nuk la nje shije te mire, megjithate ne futboll lejohen edhe gabimet.
Ish- futbollisti i Vllaznise Edmond Doçi ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa dhe duke analizuar ndeshjen me laçianet, ka dale ne perfundimin se te dy golat e pesuar, kane qene mese te evitueshem.
“Gabimet ne te dy rastet e golave te Laçit ishin mese te evitueshme por ne futboll ndodhin. Ne te parin gaboi Kaleziç, nje lojtar qe per mendimin tim kishte vizion loje, por nuk kishte gjendje te mire fizike. Edhe tek rasti i golit te dyte ishte e njejta gje.
Ishte nje gol mese i evitueshem. Adili nuk duhej te bente nderhyrjen, thjesht ta shoqeronte lojtarin e po ashtu edhe lojtari tjeter ishte i shoqeruar nga Gurishta dhe ishte e veshtire qe Laçi te shenonte. Do te ishin dy kunder dy dhe kjo nuk krijonte ndonje rrezik per porten e Vllaznise.
Por ajo qe dua te them une eshte se gabimet mund te ndodhin sepse keshtu eshte futbolli, por shoket e tjere te ekipit duhet te jene me te vemendshem per te mos lejuar pesimin e golit. Verej po ashtu qe ka patur disa shenja lodhje tek disa prej lojtareve, kuptohet si rrjedhoje e ngarkeses se madhe qe kane patur gjate kesaj periudhe me ndeshjet e njepasnjeshme”- ka thene Doçi.
Megjithate per te nuk ka vend per panik. Skuadra vazhdon te jete ne vendin e pare, e shkeputur 6 pike nga ndjekesja me e afert dhe thjesht Vllaznia duhet te ruaje ritmin e saj, por fillimisht duke u kthyer tek fitorja kete fundjave me Apolonine e per kete ai shton:
“Ne keto ndeshjet e fundit Vllaznia nuk ka marre rezultatet e duhura, por nuk eshte se ka luajtur dobet. Nuk eshte fundi i botes se humbi me Laçin. Duhet t’i vleresojne maksimalisht te gjitha ndeshjet, duke filluar nga kjo e rradhes me Apolonine te cilen jam i bindur se do ta fitojne, e keshtu do te ecin perpara.
Une as nuk dua ta ve ne dyshim qe Vllaznia do te fitoje me Apolonine. Kjo sepse sivjet kemi nje ekip qe eshte shume me larte se ai qe kemi patur vitet e kaluara dhe perpos kesaj, ne raport me skuadrat e tjera te Superliges, jemi me lart dhe ne kete aspekt, nuk mendoj se duhet ta diskutojme fitoren me fieraket”. /ShkodraSport/