Një shfaqje e cila rikthen pas 20 vitesh teatrin e Kukullave në Shkodër, vetë prezenca e fëmijëve në si spectator ishte shfaqje në vete, e ndërsa kënaqësia që ata ndjejnë është e madhe.
“Ditëlindja e Lulushes” me autor Eduard Dedajn ishte kënaqësia që përjetuan fëmijët e Shkodrës në Teatrin “Migjeni”, por cilët pjesë nga shfaqjet u kanë pëlqyer vështirë se ata mund ti ndajnë pasi fëmijëve u ka pëlqyr e gjithë shfaqja….
Një shfaqje e cila synon ringritjen pas 20 vitesh të Teatrit të Kukullave në Shkodër për spektatorin më të vogël, është një kënaqësi dhe përgjegjësi…
Fëmijët si spektatore janë shfaqje me vete, mënyra e përjetimit të shfaqjes dhe simpatitë që ata tregojnë por edhe përqëndrimi janë pjesë integrale. Shfaqja është interactive Lulushja ka ditëlindjen, dhe kërkohet që të gjithë të përgatiten por rrugës dalin pengesa të mëdha, e ndërsa festën e ditëlindjes së saj e bëjnë fëmijët që janë spekator në shfaqje. Shfaqja do jepet cdo ditë në Teatrin “ Migjeni” nga ora 11:00. /rozafa.tv/