Bashkëqytetarët e mi, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë Edi Rama dhe klika e tij qeverisëse ka bërë në këto 8 vite. Me pafytyrësinë, që i karakterizon po kërkojnë një mandat absurd,duke mbushur me mashtrime përsëri shqiptarët. Edi Rama dhe klika e tij mendojnë se çdo gjë harrohet vetëm me fjalë të bukura dhe premtime boshe, por harrojnë që gjatë këtyre viteve qeverisje nuk kanë bërë asgjë veçse kanë sjellë mjerim dhe shkatërrim të Shqipërisë.
Çfarë bëri Edi Rama gjatë gjithë këtyre viteve për të gjithë ne? Këtë pyetje duhet t’i drejtojmë të gjithë vetes para kutisë së votimit dhe të votojmë për alternativën më të mirë.
“Nuk duhet t’i lejojmë vetes të shohim Edi Ramën në një mandat tjetër, janë fjalët më të dëgjuara në qytet këto kohë”. Ajo që dua t’i them të gjithëve është që të gjithë ne e kemi në dorë. E kemi në dorë që me votën tonë të bëjmë zgjedhjen që do t’a çojë Shqipërinë përpara dhe kjo zgjedhje është pa asnjë dyshim Partia Demokratike.
Partia Demokratike, me planin që po shpalos këto ditë është në mënyrë ABSOLUTE alternativa e duhur. Nuk do të jetë e lehtë dhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë fakt, por vetëm duke iu kthyer Shqipërinë shqiptarëve do të arrijmë në përmbushjen e të gjitha pikave të programit tonë qeverisës.
Tanimë ne jemi të bindur që kemi mbështetjen tuaj në këtë rrugë dhe kjo nuk do të shprehet vetëm me votën tuaj në zgjedhjet e 25 Prillit,por edhe në çdo protestë e takim të zhvilluar gjatë këtyre viteve që Partia Demokratike ishtë NJË me qytetarët dhe opozita ishte opozita e të gjithë shqiptarëve,duke u bërë zëri i tyre në ditët që ato kishin më shumë nevojë.
Jam i bindur që uragani i ndryshimit po vjen dhe si gjithmonë NDRYSHIMI i madh do të nisë nga Shkodra. /Deklaratë për mediat e kryetarit të PD Shkodër Xhevdet AMULI/