Zëvendësministri i Brendshëm, z.Besfort Lamallari dhe Drejtorja e Drejtorisë për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrinë e Brendshme zj. Alma Mele, morën pjesë në analizën vjetore të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër për vitin 2020.
Sekretari i Përgjithshëm, zj.Felek Kasemi nënvizoi si pjesë të rëndësishme bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, me organet e qeverisjes vendore dhe qendrore reflektuar edhe në realizimin e prioriteteve qeverisëse. Ndërsa e cilësoi vitin 2020 si më sfiduesin, zj.Kasemi i vuri theksin angazhimit të administratës kryesisht në luftën kundër Covid-19, duke luajtur një rol kryesor në koordinimin e veprimeve me anë të mekanizmave të Task- Forcës, pa lënë jashtë vemendjes çështje të tjera me rëndësi si rritja e cilësisë së shërbimit ndaj publikut, menaxhimi i emergjencave, investimet e qeverisë shqiptare, si dhe çdo lloj veprimtarie për të cilën Institucioni i Prefektit është ngarkuar me ligj për të ndjekur.
Në fjalën e tij, z.Besfort Lamallari, nē cilësinë e zëvëndësministrit të Brendshëm, vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e stafit të institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me institucionet e tjera duke evidentuar si pjesë të rëndësishme së fundmi komunikimin dhe transparencën e institucionit me qytetarët.
Pavarësisht sfidës së menaxhimit të Covid-19 dhe situatës së përmbytjes, z.Lamallari përgëzoi gadishmërinë e administratës në përmbushjen e detyrimeve ligjore. /Njoftim për media i Prefektit të Qarkut Shkodër/