Dita e sotme, e 36- a përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, ishte më e vështira. Është rritur niveli i ujit në të gjithë territorin, siprëfaqja nën ujë ka kaluar 5 mijë hektarë. Janë shtuar problematikat në territor, duke nisur nga ushqimet dhe uji i pijshëm për familjet por edhe baza ushqimore për gjënë e gjallë. Kemi evakuuar gjatë ditës së sotme disa familje dhe gjë të gjallë, jemi në gatishmëri bashkë me efektivët e FA- ve, aty ku do të jetë e nevojshme.
Kapacitetet akomoduese të Bashkisë Shkodër për familjet e evakuuara dhe të tjera që mund të kenë nevojë, janë në gatishmëri të plotë. Në territor po veprohet me disa grupe operative, të cilat janë në mbështetje të banorëve për evakuuimin e familjeve dhe të gjësë së gjallë.
Po monitorohet hap pas hapi situatën, e cila po rëndohet. Parashikimet flasin për një situatë të vështirë edhe për orët, ditët në vijim. Bashkia Shkodër kërkesën për shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore urgjentisht. Situata kërkon angazhimin e të gjithë faktorëve për të përballuar këtë situatë të vështirë për mijëra familje në Bashkinë e Shkodrës.