Moti për ditën e premte, 12 shkurt 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.
Temperaturat:
Zona malore -3/6
Zona e ulët 2/11
Zona bregdetare 6/11 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/