Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke komentuar daljen e fundit televizive të Fatos Nanos, thotë se “sa herë kollitej Sali Berisha, ai largohej nga vendi”. Meta thotë se nuk dihet se çfarë e shtyu ish- liderin historik të Partisë Socialiste që t’i bënte qokën e radhës kryeministrit aktual, Edi Rama.
Presidenti Meta: Fatos Nano, sa here kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar ne kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare. Si karakter ai mbetet një ordiner, por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aksidentuar.