Prefektja e Qarku Shkoder, zj.Majlinda Angoni në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile zhvilloi mbledhjen e 9-të të Shtabit të Emergjencave Civile.
Qëllimi i takimit ishte venia në dispozicion të të gjithë strukturave shtetërore në mbështetje të Bashkisë Shkodër për përballimin e situatës së emergjencës, në burime njerëzore dhe logjistike.
Kryebashkiakja, zj.Voltana Ademi diskutoi mbi situatën në zonën e Nën-Shkodrës problematikat dhe masat e marra nga Bashkia Shkoder për përballimin e emergjencave nga reshjet e shiut.
Theksi është vënë në garantimin dhe mbrojtjen e jetës së çdo qytetari e më pas në gadishmërinë 24/24 të çdo strukture në nivel lokal dhe mbështetjen maksimale për plotësimin e nevojave në ofrimin e të gjitha shērbimeve për Bashkinë Shkoder në zonat e përmbytura. /Publikuar në faqen zyrtare të Prefekti i Qarkut Shkodër në Facebook/