Tjetër triumf i rëndësishëm për Teutën e Edi Martinit. Skuadra durrsake ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 golave të Emiljano Vilës dhe Karabecit, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë.
Durrsakët e dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Bregut. Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq të barazonte sfidën, por pa sukses.
Për të vulosur takimin, mendoi Erando Karabeci, me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 94-t. Vlen të theksohet fakti se Skënderbeu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bajramit në sekondat e fundit. Me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, ndërkohë Skënderbeu mbyll tabelën me 12 pikë.
FT: TEUTA-SKËNDERBEU 2-0
E. Vila 32′ , Karabeci 90+4′