Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 13.02.2021, paradite. Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.80 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.25 m. (Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
1. Tokë e pakultivuar 1100 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
3. Grurë 240 Ha
4. Bimë Dekorative 127 Ha
5. Pemtore 50 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm.
2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
• Grurë 50 Ha
• Pemtore 40 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 8.
7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.
8. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50 cm.
10. Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
11. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
12. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
13. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
15. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 380 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
• Grurë 100 Ha
• Bimë dekorative 120 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
3. Shtëpi të përmbytura 9
4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
7. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë
9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
• Tokë e pakultivuar 110 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
2. Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
• Të pakultivuara 230 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 90 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
3. 50 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, Tula, Xhurreta, dhe rruga e Bastanishtes ( e pa kalueshme me mjete të ulëta).
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 160 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
• Pemtore 10 Ha
2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.