Vllaznia kryen detyrën, merr tre pikë në Shkodër me Apoloninë që gati “i ka larë duart” me Superligën. Djemtë e Brdariç vuajnë për të gjetur rrugën e rrjetës, problem që ka disa javë që ndjehet tek kryesuesit e kampionatit. 45 minutat e para të ndeshjes me fierakët u mbyllën me rrjeta të paprekura dhe me një Vllazni që nuk është ajo që dëshirojmë e presim të gjithë.
Tre pikët janë detyrë dhe mesa duket ka menduar një mbrojtës të bëjë atë që nuk bëjnë sulmuesit: Të shënojë! Në minutën e 57- të pas një topi nga krahu i djathtë i sulmit të Vllaznisë, Dajan Shehi kërcen fort me kokë dhe topi përfundon në portën e fierakëve. Një gol shumë i rëndësishëm, i cili mban të pandryshuar distancën e Vllaznisë me Partizani në 6 pikë. Javën që vjen, Vllaznia do të ketë një tjetër ndeshje të lehtë në letër me Skenderbeun, të cilën është “e dënuar” ta fitojë për të mbajtur ritmin e distancën e Supërligës.
KOMENTI
Pjesa e pare pavaresisht ndonje rasti te krijuar, nuk ka dhuruar gol. Vllaznia e kontrolloi me shume lojen, por i munguan rastet e pastra, nderkohe qe Apolonia i kushtoi vemendje kundersulmit dhe ne 2-3 momente u shfaq e rrezikshme.
Rezultati do te zhbllokohej ne minuten e 57-te. Pas nje krosi nga e djathta, Kruja ka gjetur mbrojtesin shtatelarte qe i gjendur ne zonen mike, godet sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.
Megjithate pavaresisht golit te pesuar, Apolonia nuk hoqi dore nga pretendimet e saj dhe ne minuten e 80-te Gjata ka qene shume prane golit te barazimit. Topi i gjuajtur prej tij, ka kaluar ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes se Vllaznise.
VLLAZNIA- APOLONIA 1-0
Shenues: Shehi ’57
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Imeri, Hoxhaj Trajner: Tomas Bërdariç
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Omeri, Jeboah, Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Krasniqi Trajner: Fabricio Kamarata
Arbiter: Juxhin Xhaja