Mbrojtësi Dajan Shehi i dha sot tre pikë shumë të vlefshme Vllaznisë. Në ndeshjen me Apoloninë ka mjaftuar goli i tij për ti dhënë fitoren kuqebluve pas tre ndeshjeve jo të mira. Shehi nuk e fsheh kënaqësinë për golin, aq më shumë që vinte pas një kohe të gjatë mos aktivizimi me Vllazninë.
Për mediat ai ka thënë se shpreson të ketë bindur trajnerin me paraqitjen e tij sot, ndërsa ka shtuar se ka refuzuar oferta për të qendruar tek Vllaznia sepse ndjehet shumë mirë. “Nuk kemi presion”, ka shtuar ai në përgjigje të pyetjeve, teksa ka kujtuar se objektivi i klubit janë kupat e Europës. “Jemi në rrugë të mbarë për kupat e Europës por edhe për titullin”, ka vijuar ai.