Ish-deputeti i PD- së Shkodër, Bardh Spahia ka denoncuar me video problemet me qarkullimin në rrugën nacionale Shkodër- Lezhë. Spahia nënvizon se në këtë aks, i cili tashmë është ngrirë nga ulja e temperaturave, nuk ka borëpastruese apo mjet që hedh kripë.
Sipas Spahisë, Rama i ka lënë në baltë qytetarët ndërkohë që vetë thotë se paguan 20 milion euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK NGA BARDH SPAHIA
Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.
🔴 Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.
🟣 Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.
💙 Është koha të ndryshojmë!