Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 21:18, në Lezhë. Mësohet se në terren ka zbritur ushtria, policia dhe SHISH, por fillimisht nuk është identifikuar asgjë e dyshimtë.
Konkretisht shpërthimi është dëgjuar përgjatë bregdetit të Shëngjinit e deri në Lezhë. Sipas policisë, ka qenë lëndë plasëse ajo që shkaktoi shpërthimin në një lokal të marrë me qira.
Kujtojmë se e njëjta situatë ndodhi disa javë më parë, kur dy zhurma të mëdha tronditën Lezhën, por ende deri më sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi,Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.